Pas 4 ditësh dhune dhe kaosi të paprecedentë rrugëve të Tiranës, protesta shënoi papritur një moment shtensionimi në orët e mbrëmjes të kësaj të premteje. Pasi ishin përplasur për orë të tëra me shkëmbim gurësh dhe gazi lotsjellës, një grup protestuesish ndalën sulmet ndaj uniformave blu dhe e mbyllën në shkallët e Kryeministrisë vetëm me thirrje dhe pankarta.
Edhe pse erdhi si një rrufe në qiell të hapur pas betejës së gjatë, një lloj ulje të intensitetit të dhunës krahasuar më 3 ditët e kaluara u duk që në mëngjes, kur marshimi i nisur rreth orës 11 vazhdoi i qetë për më shumë se një orë disa çaste te Ministria e Arsimit. Tre protestat e kaluara dhuna kishte nisur menjëherë.
Përplasja e parë u shënua rreth orës 13:10. Pjesa më e madhe e protestuesve u shpërndanë, shumica drejt sheshit Skënderbej në fillim të Rrugët së Durrësit. Rigrumbullim të Ministria e Arsimit dhe policia vijon shoqërimet.
Dy orë më pas policia vendosi t’i shpërndante përfundimisht protestuesit nga Rruga e Durrësit. Dy autobote dolën në aksion. Momenti i parë i paqes pak pas orës 15. Protestuesit u japin dorën bluve dhe ata u hapin rrugën.
Edhe aktet vandale ishin më të pakta se tre ditët e kaluara. Nuk u sulmuan banka apo biznese private, ndërsa zjarrit nuk i shpëtoi për të tretën ditë radhazi Ministria e Ekonomisë. Më pas nis një betejë më shumë se 4-orëshe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Njëjtë si një ditë më parë Policia ishte në gatishmëri dhe ndërhyrja ishte e menjëhershme pasi protestuesit nisën breshërinë e gurëve në drejtim të Kryesisë së Kuvendit.
U thyen xhama dhe u tentua të shkatërrohej dera. Në orën 17:30 policia i mësymi me gaz lotsjellës deri në urën e Lanës, duke vendosur një barrikadë.
Protestuesit u grumbulluan në pjesën tjetër të bulevardit, në anë të ish Hotel Dajtit dhe afër sheshit Skënderbej. Pas më pak se një ore në këtë situatë, policia u tërhoq por sërish ruajti pozicionet.
Për minuta të tëra vijoi përplasje me gurë nga njëra anë dhe gaz lotsjellës nga ana tjetër. Ora shënoi 18:40 kur policia shtoi trupat dhe u duk se do të vijonte me shpërndarjen përfundimtare nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit.
Beteja e fundit mes protestuesve dhe policisë në rrugën Xhorxh Bush, pranë një qendre tregtare. Disa shoqërime të tjera.
Afër Piramidës disa zyrtarë të Partisë Demokratike dëbohen nga protestuesit. Militantët të PD ikin për t’i shpëtuar goditjeve, ndërsa deputeti Klevis Balliu kalon lumin e Lanës në këmbë mes ujit. Në orën 20 pas rreth 7 orësh betejë dhe përplasje, protestuesit iu afruan kordonit policor, këtë herë në paqe.
Pas 4 ditësh gati gjendje lufte, momente përqafimi te bulevardi Dëshmorët e Kombit. Disa protestues, siç duket të lodhur nga dita e gjatë, u shpërndanë ujë policëve. Në protestën e Bulevardit, u rikthyen edhe pankartat e flamengove. Më pas të gjithë bashkë edhe një orë protestë në shkallët me Kryeministrisë. Nëse kjo ‘paqe’ ishte thjesht një moment i shkurtër dhe lufta do të vazhdojë pritet të shihet të shtunën.

