Për analistin Martin Leka, përdorimi i fëmijëve në akte të dhunshme në protestë është skandaloz. Duke komentuar ndalimin e zyrtares së PD, Liljana Kucana, si edhe deklaratat e saj me tej në polici, Leka tha se është një gjest i rëndë që cmonton gjithë retorikën e Sali Berishës dhe PD për mospërfshirjen e tij dhe eksponentëve të PD në atë dhunë.
“Është një gjest jashtëzakonisht i rëndë, i shëmtuar dhe që cmonton gjithë retorikën e Sali Berishës dhe PD për mospërfshirjen e tij dhe eksponentëve të PD në atë dhunë. Kjo tregon qartë se sa e turpshme është për një zonjë sidomos për një zonjë që është anëtare e këshillit kombëtar të PD, por duhet t’u bëjmë një thirrje prindërve që të mos i pengojnë absolutisht fëmijët për të dalë në protesta por ama ta dinë dhe të jenë protesta paqësore nën monitorimin e tyre për fëmijët nën 18 vjec.
Është skandaloze të përdoren fëmijët në akte të tilla që bëjnë jo vetëm dëmin e tanishëm, ku dominon dhuna por bëjnë një dëm të madh se krijojnë kontigjente me defekte serioze morale për të ardhmen e fëmijëve gjatë periudhës së rritjes së tyre”, përfundoi Leka.

