Protestat e dhunshme, 63 vandalë dalin në Gjykatë! 25 lihen në burg, 5 në arrest shtëpie dhe 29 detyrim paraqitje 4 të pafajshëm: Ja kush janë shkatërruesit e Tiranës, emrat!

Protestat e dhunshme, 63 vandalë dalin në Gjykatë! 25 lihen në burg, 5 në arrest shtëpie dhe 29 detyrim paraqitje 4 të pafajshëm: Ja kush janë shkatërruesit e Tiranës, emrat!

Në Gjykatën e Tiranës sot u mbajt seanca për masat e sigurisë për 63 protestues të arrestuar gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë, ku ka lënë në burg 25 protestues ndërsa 5 të tjerë ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Për 29 protestues të tjerë është vendosur masa “detyrim paraqitjeje” 4 jqnë liruar pa masë.

Sipas vendimit të gjykatës, ndaj tyre rëndojnë akuza të ndryshme, si “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vjedhja”, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë, sportive dhe armëve të ftohta”. Në total janë 63 protestues që njihen sot me masat e sigurisë.

Vetëm një ditë më parë, 18 protestues të tjerë dolën para gjykatës. Vetëm njëri, Abdullah Thaçi, u la në burg, pasi ka dyshime se ka vjedhur kartat bankare gjatë sulmeve në një institucion financiar. Për 6 të tjerë, gjykata vendosi masën arrest shtëpie, mes të cilëve Klevi Metaj, student që u prangos te dera e Ministrisë së Arsimit pasi u përlesh i vetëm me 6 efektivë. 11 protestues të tjerë, po hetohen në gjendje të lirë me masën detyrim paraqitje.

Ndërkohë, për protestën e djeshme në Tiranë, policia arrestoi edhe 10 persona të tjerë, ndërsa 22 po hetohen në gjendje të lirë. Të arrestuarit janë të moshave nga 18 deri në 37 vjeç, mes tyre një vajzë 18-vjeçare dhe një shtetas amerikan, Julien Williams. Sipas policisë, ata u kapën duke qëlluar me gurë dhe sende të forta drejt efektivëve dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke shkaktuar dëmtime te punonjësit e policisë, në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.

Sipas vendimit të shpallur sot në mbasdite 25 persona janë lënë në “Arrest në burg”, 5 në “Arrest në shtëpi”, 23 me “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndërsa për 10 të tjerë është caktuar masa “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”, duke u ndaluar të afrohen brenda 500 metrave nga institucionet publike apo të qëndrojnë në sheshe dhe mjedise ku zhvillohen tubime ose manifestime pa autorizimin e Gjykatës.

Masat e sigurisë janë caktuar për akuza që lidhen me ngjarjet gjatë protestave të ditëve të fundit.

Nga 25 personat e lënë në “Arrest në burg”, 5 prej tyre, Z.M., E.B., J.P., L.B. dhe S.F., dyshohen për “Shkatërrim të pronës” dhe “Kundërshtimin e punonjësit të policisë së rendit publik”.

Për R.D. rëndojnë katër akuza: “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë, N.T. dhe B.M. dyshohen për “Pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kundërshtimin e punonjësit të policisë së rendit publik”.

Tre të tjerët, G.S., A.A. dhe E.Sh., dyshohen për “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Pesë personat e lënë në “Arrest në shtëpi” janë K.B., E.Z., A.Çe., A.Ça. dhe K.B. Dy prej tyre dyshohen për “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, ndërsa tre të tjerët për “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Protestuesit që dolën në Gjykatë për masë sigurie

-Altin Arifi
-Niqifor Llupo
-Ledjan Pashkaj
-Erald Leka
-Elio Shqefni
-Dejvi Levenaj
-Agjelo Mucaj
-Gersi Skapi
-Alban Çobaj
-Elvis Cura
-Arlind Kazazi
-Alteo Ndoj
-Klaus Beqiri
-Altino Alibeaj
-Geri Qira
-Donald Dega
-Elio Karaboja
-Vjolti Llorja
-Edion Skopeçi
Ismail Methasani
Edmir Shatro
Enio Cani
Erselio Tarazhi
Xhuljano Murataj
Arges Bendo
Ardit Çelanji
Arbër Tema
Kejdi Osmanaj
Xhuljano Mbjesholla
Abaz Buci
Horge Koçi
Ermil Gunga
Dejton Deliu
Edison Manaj
Esat Dakoli
Mira Luppino
Dean Dragutinovikj
Astrit Idrizi
Erjon Cenolli
Donald Rrakulli
Silvi Hajdari
Ermando Zykollari
Arsildjon Jenuzi
Riland Cani
Renato Sejdini
Klodjan Bajrami
Rigest Demiri
Veron Arifaj
Noel Sheqeri
Enes Leka
Nikoll Tuci
Hamza Agolli
Bejto Mehmetaj
Brixhet Bali
Shpëtim Mejdani
Zef Mëhilli
Ermal Bako
Sonjela Arapi
Klejdis Baxhija
Jetmir Preka
Florenc Bardhi
-Armando Hoxha
-Skender Fishti