HomeAktualitet

Riparohet defekti në një prej tubacioneve kryesore të Vlorës, nis përsëri furnizimi me ujë i qytetit

Riparohet defekti në një prej tubacioneve kryesore të Vlorës, nis përsëri furnizimi me ujë i qytetit

Qyteti i Vlorës i është rikthyer normalitetit të furnizimit me uji. Ditën e djeshme rrjeti pësoi një defekt në një prej tubacioneve kryesore në qytet për rregullimin e të cilit u punua gjatë gjithë natës.

Kjo avari bëri që të stakoheshin të gjitha stacionet e ujësjellësit të qytetit.

Njoftimi i Ujësjellës-Kanalizime Vlorë

Ujësjellësi: Do punojmë gjithë natën për riparimin e avarisë

Pas një pune voluminoze dhe intensive që zgjati për disa orë, grupet tona të Sektorit Teknik dhe Mirëmbajtjes arritën të riparojnë avarinë e rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë, në zonën pranë “Miramare”

Falë angazhimit maksimal të ekipeve në terren, ndërhyrja u finalizua me sukses në kohë rekord

Nga dita e nesërme, qyteti do të hyjë në regjimin normal të furnizimit me ujë.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, Klevis Kaso, njoftoi mbylljen me sukses të kësaj avarie të rëndë.

Falenderojmë grupet e punës për përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar gjatë gjithë ndërhyrjes