Monika Kryemadhi, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për procesin gjyqësor ndaj saj dhe Ilir Metës.
E pyetur nga Ylli Rakipi, nëse ka frikë se mund të përfundojë në burg, Kryemadhi e kaloi me nota humori, duke thënë se burgu i vërtetë është jashtë dhe se në burg kërcehet napoloni, duke ironizuar një video nga burgu i Durrësit, ku të burgosurit dëfreheshin me muzikë.
Ylli Rakipi: Për gjendjen ku ndodheni sot, fajësoni Ramën, veten, ambasadorët? Sepse flisni shpesh për ambasadorët.
Monika Kryemadhi: Yuri Kim dhe Altin Dumani. Përdorën Erion Velinë si vegël, pastaj kur Veliaj mendoi se po largonte Metën, Berishën, duhet të ikte edhe Rama, tha ik dhe ti. Është arrogancë e Erionit.
Ylli Rakipi: E bëni si Berisha, sepse edhe ai Dumanin godet.
Monika Kryemadhi: Yuri Kim e kishte personale.
Ylli Rakipi: Tani ke frikë që mund të përfundosh në burg?
Monika Kryemadhi: Burgu më i madh është jashtë. Do të paguash dritat…
Ylli Rakipi: Pra burgu nuk është vetëm për burra por edhe për gra.
Monika Kryemadhi: Pse çfarë ka burgu? Aty kërcehet napoloni. Aty në Pogradec është burg i bukur.
Ylli Rakipi: Asgjë nuk të frikëson? Ti je sinqerisht e çmendur. Kjo shkon atje në burg, i mbledh ato të gjitha…
Monika Kryemadhi: Ka edhe parukeri.
Ylli Rakipi: Vetëm botoks nuk ka…
Enton Abilekaj: Në Durrës është më mirë.
Monika Kryemadhi: Është për burra atje.
Ylli Rakipi: Këtu vërtetohet edhe fraza, burgu është edhe për gratë.
Monika Kryemadhi: Kanë bërë edhe gratë e shkreta.

