HomeShqiperia Ime

PIKTURA E DITËS: “Liqeni i Ohrit në Pogradec” realizuar në kohë lufte nga ushtari gjerman, Theodor Rocholl

PIKTURA E DITËS: “Liqeni i Ohrit në Pogradec” realizuar në kohë lufte nga ushtari gjerman, Theodor Rocholl

“Pogradez-Ochridasee” , “Liqeni i Ohrit në Pogradec”, një pikturë e realizuar nga piktori gjerman Theodor Rocholl (1854-1933). Piktura mban mbishkrimin “Pogradez” (Pogradec) dhe është realizuar më 25 prill 1914.

Sapo kishte shpërthyer Lufta e Parë Botërore. Asokohe Theodor Rocholl ishte me mision në Shqipëri si pjesë e ushtrisë gjermane e cila ishte në aleancë me ushtrinë austro-hungareze.

Vepra paraqitet pamjen e luftëtarëve shqiptarë, dy duke zbritur nga varka me kore (gjemi) si dhe peizazhin liqenor të Ohrit.

Theodor Rocholl, piktor dhe artist lufte i shquar gjerman, është i njohur për përshkrimet e tij autentike të betejës. Ai konsiderohet si një nga piktorët ushtarakë më të suksesshëm në fund të shekullit të 19-të dhe fillimin e shekullit të 20-të, shpesh i lavdëruar për aftësinë e tij për të kapur “dramën e gjendjes njerëzore” përmes një stili që përziente realizmin me ndikimet e luftës.

Piktura ka qenë pjesë e Shtëpisë së Ankandeve “Pluckbaum” në Bon të Gjermanisë deri në vitin 2010 ndërsa sot është koleksion privat. Blerësi i veprës ka preferuar të mbetet anonim. /MAPO/