Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në protestë, ku një person është dhunuar nga të rinjtë.
Ai ishte futur mes turmës dhe protestuesit kanë nisur ta dhunojnë. Ai shihet i gjakosur dhe u është dorëzuar policëve nga vetë të rinjtë që kanë ndërhyrë për të penguar dhunimin e tij.
Ende nuk dihet identiteti i këtij personi dhe pse protestuesit u sulën aq dhunshëm ndaj tij.
Ndërkohë ehde një nga efektivët që i vjen në ndihmë shihet i gjakosur në fytyrë.



