“Hale gjykatat” bashkëpuntore në shkatërrimin e Shqipërisë! Dhuna në protestë, asnjë në burg nga 100 të arrestuar: 78 të prangosur në Tiranë e 22 në Durrës, “detyrim paraqitje” për 62 prej tyre

Pas afro 48 orësh në shoqërim dhe arrest, 100 nga 194 protestues e ndaluar gjatë protestave kundër qeverisjes kanë dalë para gjykatës për caktimin e masave të sigurisë.

Para Gjykatës së Tiranës kanë dalë 78 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, mes tyre goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësve të policisë, shkatërrim të institucioneve, shkatërrim të pronës me zjarr, si dhe organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme.

Për të përballuar numrin e lartë të çështjeve, për zhvillimin e seancave janë caktuar dy gjyqtarë. Në secilën prej tyre është shqyrtuar kërkesa e prokurorisë që kërkonte vleftësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë për personat e ndaluar.

Prokuroria ka kërkuar kryesisht masa të lehta si detyrimi për paraqitje dhe ndalimi i afrimit në një distancë prej 500 metrash nga institucionet publike. Në një numër të kufizuar rastesh është kërkuar masa e arrestit në shtëpi. Nga 61 masat e sigurisë për të cilat është dhënë një vendim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë në total ka dhënë 44 masa “detyrim për paraqitje”. Dy persona janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa për katër të tjerë është vendosur ndalimi i afrimit në një distancë prej 500 metrash nga ndërtesat shtetërore. Ndërsa për 11 te mitur është vendosur te jenë nën mbikëqyrje.

Në njërin prej rasteve, krahas ndalimit të afrimit, gjykata ka vendosur edhe ndalimin e daljes jashtë territorit të Shqipërisë, si dhe detyrimin për dorëzimin e pasaportës dhe dokumenteve të udhëtimit. Ndërkohë, seancë për masa sigurie janë dhënë edhe në Durrës, ku nga 24 persona të arrestuar gjithsej, 22 kanë dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Nga këta, për 18 persona është vendosur masa e detyrimit për paraqitje, ndërsa katër të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. Një ditë më herët, para gjykatës në Durrës dolën edhe dy të mitur të ndaluar në lidhje me protestat. Për njërin prej tyre u vendos masa e detyrimit për paraqitje, ndërsa arrestimi i të miturit tjetër u konsiderua i paligjshëm nga gjykata.

Emrat e protestuesve të arrestuar:
Argjend Jella
Elidon Llëshaj
Françesko Shala
Eurolind Rustemi
Elvis Xhafa
Romarjo Bobaj
Erik Voka
Klejdi Spaho
Klejvi Balliu
Ezekiel Belegu
Marjela Arapi
Lorenc Vladi
Angjelo Stefa
Fladitjon Tafili
Paulo Kodra
Liridon Ademaj
Gerti Danglli
Sergi Hasa
Henri Emini
Rigers Cullhaj
Najan Vila
Hari Duni
Fitim Dervishi
Lisian Milushi
Eldi Demirxhiu
Igli Kokona
Elvis Dervishi
Elkan Qevani
Solon Daci
Fatbardh Muca
Ilmar Gugashi
Xhemal Kaca
Marlind Kadiu
Lulëzim Baloshi
Kleant Koçi
Halil Sefa
Julian Xhima
Eldis Mehmeti
Angjelo Nasi
Erajdi (Erjaldi) Varrosi
Albert Gjoka
Klaudio Stafa
Erik Baruti
Lefter Kupa
Jorgo Gjoni (Gjonaj)
Mishel Dule
Merxhim Aga
Ergys Nurka
Eldrin Shahini
Daniel Tare
Xhoel Kicja (Kiçja)
Marjo Norja
Xhefri Pishaj
Redjon Ruçi
Arvi Lutaj
Avni Peposhi
Rayan Çuni
Brajan Belaj
Vehap Kadriu
Dejvid Bracaj
Albion Vrekaj
Fatjon Gjiza
Ergi Gjiza
Ergi Xhani
Kristjan Bumbli
Helson Ndregjoni
Argest Gurakuqi
Fatjon Murataj
Eldi Prenga
Agron Ballia
Desli Shehu
Almarin Prenga
Gëzim Mance
Eldrin Musaraj
Leonard Cemenia
Igli Dragjoshi
Arbri Lakasi
Zamir Sala