VIDEO/ As Fishta nuk shpëton nga vandalizmi, të rinjtë dëmtojnë monumentin në Lezhë

VIDEO/ As Fishta nuk shpëton nga vandalizmi, të rinjtë dëmtojnë monumentin në Lezhë

Një tjetër episod shkatërrimi është regjistruar gjatë protestës në Lezhë, ku disa të rinj janë filmuar duke goditur dhe dëmtuar instalacionin monumental në formën e një libri kushtuar At Gjergj Fishtës.

Në pamje, të rinjtë shihen teksa kërcejnë mbi monumentin, duke e shkatërruar atë, në një kohë kur protesta është shoqëruar edhe me incidente të tjera ndaj pronës private dhe institucioneve.

Dëmtimi i një vepre kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë dhe kulturës shqiptare ngre pikëpyetje edhe për kufirin mes protestës dhe vandalizmit, veçanërisht kur objekt i sulmit bëhen simbole kulturore që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me konfliktin politik të ditës.