Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet i maskuar dhe tregon se është mes protestuesve që ushtrojnë dhunë dhe shkatërrojnë bizneset.
“O sot me mu o kurrë, ora 6 nisja”, shkruan ai, ndërsa më tej shton: “Na keni ça kkkkk ku është, ku s’është? Në mesin tuaj pra, por hapni sytë, më njihni nga maska tashi”!
Më herët, ai kishte bërë thirrje për dhunë drejtuar studentëve, duke publikuar edhe imazhe me molotov, të cilin e paraqiste si një mjet ideal për sulm.


