Rama iku… po kush vjen?!

Rama iku… po kush vjen?!

Rama iku… po kush vjen?!

Ta zëmë se nesër Rama jep dorëheqjen. Kush e merr drejtimin e Shqipërisë? Me çfarë programi, me cilët njerëz dhe me çfarë garancie se do të qeverisë më mirë?

Urrejtja ndaj Ramës mund të mbushë sheshe e studio televizive, por nuk mjafton për të ndërtuar shtet. Kur të vetmen marrëveshje e ke për rrëzimin e një njeriu, përplasja fillon sapo vjen puna te ndarja e karrigeve.

Shqipërisë i duhet një alternativë që bind, që di të drejtojë më mirë dhe mban përgjegjësi. Sepse pyetja nuk mbaron te «kur ikën Rama?». Ajo fillon te «çfarë vjen pas tij?».

Atëhere fusha e lojës është e hapur, por lojtarët janë të lodhur… në kërkim të pushtetit të pamotivuar, vetëm të ëndërruar dhe me ëndrra nuk shkohet larg, e shumta deri kur të zgjohesh… në mëngjez.

E nëse zgjimi do i vërë përballë në tavolinën e ndarjes së pushtetit njerëz të bashkuar nga urrejtja përgjigjja është vetëm një: Mos o Zot…më mirë djepin bosh se shejtanët brënda! /Ekskluzive.al