HomeAktualitetKronike

Parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike: Fillon fushata e përbashkët Policia e Shtetit & Guardia di Finanza, për monitorimin ajror të territorit

Parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike: Fillon fushata e përbashkët Policia e Shtetit & Guardia di Finanza, për monitorimin ajror të territorit

Për të 15-in vit radhazi, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza kanë çelur fushatën e përbashkët për monitorimin ajror të territorit, me fokus parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Fushata, e konsideruar tashmë një traditë e konsoliduar e bashkëpunimit operacional mes dy institucioneve, synon forcimin e luftës kundër trafikut dhe kultivimit të lëndëve narkotike në të gjithë vendin.

Gjatë ceremonisë së çeljes, Drejtori Skënder Hita theksoi se lufta kundër narkotikëve është një betejë për mbrojtjen e së ardhmes së shoqërisë. “Lufta kundër narkotikëve është edhe betejë kundër dëmtimit të së ardhmes së shoqërisë sonë”, u shpreh ai.

Ndër risitë e fushatës “Për monitorimin ajror 2026” janë rritja e numrit të fluturimeve dhe orëve të monitorimit, angazhimi i më shumë personelit, si edhe përdorimi i teknologjive të avancuara në kontrollin ajror të territorit.

Delegacioni italian, i mirëpritur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga Drejtori i Përgjithshëm Drejtues Madhor Skender Hita, kryesohej nga Drejtues i Lartë Lorenzo Bucossi, Drejtor i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë.

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e çeljes së fushatës, Drejtori Hita vlerësoi bashkëpunimin me partnerët italianë si një model strategjik dhe të konsoliduar, i cili ka sjellë rezultate konkrete në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Ai theksoi se ndërthurja e kapaciteteve operacionale, ekspertizës dhe teknologjisë ka mundësuar identifikim të hershëm të zonave me risk, ndërhyrje më efikase në terren dhe ulje të ndjeshme të rasteve të konstatuara dhe bimëve narkotike të asgjësuara, duke konfirmuar efektivitetin e qasjes parandaluese dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ndërkaq, Bucossi, gjatë fjalës së tij, vlerësoi ecurinë e bashkëpunimit që tashmë është kthyer në një traditë model të partnertitetit policor.

Gjithashtu, ftoi Drejtorin e Përgjithshëm, për një vizitë zyrtare në Itali, si dëshmi e angazhimit dhe vullnetit të përbashkët, për ta intensifikuar më tej këtë bashkëpunim të bazuar në profesionalizëm dhe besim.

Më tej, Gjeneral Brigade Franzese, i kënaqur për rezultatet e arrira gjatë fushatave për monitorimin ajror, theksoi se Policia e Shtetit ka qenë gjithmonë e gatshme për të verifikuar shpejt, çdo koordinatë të raportuar nga shërbimet e GDF-së, dhe për të ndërhyrë për asgjësimin, në çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike.