Performanca e përfaqësueses së Qipros, Antigoni Buxton, në gjysmëfinalen e Eurovision Song Contest 2026 ka ndezur debat të madh në rrjetet sociale, pas kualifikimit të saj në finalen e madhe me këngën “Jalla”.
Këngëtarja, e njohur edhe nga reality show Love Island, u ngjit në skenën e Eurovisionit në Vjenë me një performancë energjike, duke siguruar një vend në finale së bashku me Shqipërinë dhe disa shtete të tjera si Australia, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Malta, Norvegjia, Rumania dhe Ukraina.
Megjithatë, reagimet në rrjet nuk kanë qenë të njëzëshme. Ndërsa një pjesë e publikut e ka vlerësuar energjinë dhe atmosferën e këngës, shumë të tjerë kanë kritikuar performancën vokale dhe disa elemente teknike të shfaqjes.
Në platformën “X” (ish-Twitter) u publikuan një sërë komentesh të forta dhe shpesh ironike. Disa përdorues e krahasuan performancën me situata të përditshme, duke shkruar se “dukej si shoqja ime duke kënduar tap në karaoke”, ndërsa një tjetër komentonte se “sikur t’i kishin vendosur elektricitetin në skenë nga emocionet”.
Nuk munguan as batutat më thumbuese, ku një përdorues shkruante se “po e ruan zërin për finalen”, duke ironizuar performancën dhe duke e shoqëruar me reagime me humor.






