HomeAktualitetKronike

Grabitet argjendaria në Kamëz, autorët me kallash marrin bizhutë! Momenti kur ikin me motor dhe skafandra në kokë (Video)

Grabitet argjendaria në Kamëz, autorët me kallash marrin bizhutë! Momenti kur ikin me motor dhe skafandra në kokë (Video)

Grabitja e argjendarisë “Roy” ka ndodhur rreth orës 13:00, pranë komisariatit në Kamëz. Një prej autorëve ka kërcënuar shitësin me kallash dhe pasi kanë marrë disa bizhu janë larguar me motor.

Një grabitje e armatosur është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në një argjendari në Kamëz. Dy autorët, me skafandër motori në kokë, kanë hyrë në ambientet e biznesit dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në argjendarinë “Roy” në qendër të Kazmës dhe vetëm pak metra larg komisariatit. Njëri prej autorëve ka qenë i armatosur dhe ka kërcënuar shitësin gjatë grabitjes.

Pas grabitjes, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja me bizhuteritë e vjedhura dhe me armë në dorë, në dukje kallash.

Ata janë larguar me një motor ndërsa kanë qenë me skafandra në kokë për tu mos identifikuar. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

“Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi Policia.