HomeAktualitetKryesore

Një pyetje për kandidatin “pa fat” të Biden, Kostelancik: Paraburgimi i një qytetari nën hetim, pa vendim fajësie nga gjykatat, quhet drejtësi në SHBA?

Një pyetje për kandidatin “pa fat” të Biden, Kostelancik: Paraburgimi i një qytetari nën hetim, pa vendim fajësie nga gjykatat, quhet drejtësi në SHBA?

Nga Anri Bala

Diplomati amerikan David J. Kostelancik në bashkautorësi me Andrew Raynus, një student i vitit të tretë, ka publikuar një shkrim të gjatë për situatën politike në Shqipëri sot. I “nominuar” nga presidenti i SHBA i kohës Joe Biden, si ambasador i Shqipërisë, por më pas i refuzuar nga Kongresi, Kostelancik me Raynuse e trajtojnë korrupsionin si një nga problemet më të mëdha për Shqipërinë sot, ashtu siç e trajtojnë ushtarët e PD-së dhe soji i tyre me në krye Berishën,

Diplomati amerikan, shkruan se përballja e ish-zv. Kryeministres Belinda Balluku me drejtësinë, është një rast që Bashkimi Europian e ka në dorë për të ushtruar presion mbi qeverinë shqiptare, duke mos thënë, se zonja Balluku po përballet me drejtësinë dhe nuk i është shmangur asaj! Pra ky rast, as nuk është penguar dhe as nuk është ezauruar, por është në proces, si çdo proces ligjor.

David J. Kostelancik, i cili flet si SHQUPI-st, thotë se integrimi i Shqipërisë në BE është në “fije të perit” dhe se vendi ka shumë punë për të bërë me funksionimin e drejtësisë, një paragjykim qesharak e keqdashës dhe aspak i vërtetë, tamam si një kopje e shëmtuar e deklarimeve të Berishës dhe gjithë lehësve të PD-së.

Skandaloz është fakti, që shkruesi nuk ka marrë parasysh dhe ndoshta nuk ka asnjë informacion me fakte të deklaruara publikisht nga testimet e strukturave të BE-së dhe të personave përgjegjës për anëtarësimin e Shqipërisë, të cilët asnjëherë nuk kanë thënë që anëtarësimi qenka në fijet të perit… por Shqipëria kampione, kandidate kryesore për anëtarsim, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shkrimi i ish-kandidatit të demokratëve për ambasador i refuzuar nga senati, zhytet akoma në llumin e shpifjeve kur ai shkruan, se zonja Balluku dhe shumë zyrtarë të lartë akuzohen për korrupsion, kur në të vërtetë, për turpin dhe njollën e drejtësisë pas gati shtatë vjetësh aktivitet, struktura e “shumëndritur” SPAK, nuk ka dënuar ASPAK për korrupsion, përveç zotit Lefter Koka. Qëllimisht apo gabimisht, fatëkeqësisht kjo strukturë është kthyer si një OJQ në mbrojtje të “tenderhumbësave,” kur barazia në tendera, është një krim që dikur trajtohej si shkelje administrative dhe sot hetohet nga SPAK. Ligjërisht kjo bëhet vetëm kur ka element të korrupsionit aktiv ose pasiv nga zyrtarët shtetërorë, gjë që është anashkaluar, duke përdorur teza shabllone, pa asnjë provë se dyshohet për “mitmarrje”.

Ndërsa, favorizimi në tendera është një vepër e pahijshmne sipas Kostelancik, ndaj lind nevoja sipas tij, që zonja të burgosej për të kënaqur diplomatin dhe turmat antiqeveri, të udhëhequr nga Sali Berisha, për të cilin zoti Kostelancik nuk paska dijeni, që është i sanksionur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, por… thjesht e quan një drejtues partie nën hetim dhe gjykim për korrupsion?!

Zoti Kostelancki shkruan, se Balluku u shkarkua nga qeveria dhe partia në pushtet e kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi t’i hiqte imunitetin parlamentar në mars, duke shkaktuar zemërim të madh. Në fakt, zëmërim të madh tek qytetarët shqiptarë, zoti diplomat i pa informuar, kanë për amnistimin “de fakto” të Berishës dhe bandave në shërbim të tij, për të mbrojtur plaçkën e vjedhur kur ishin në pushtet. Të ngarkuar jo me akuza, por me krime të rënda publike të vërtetuara, që çdo largim i tyre shoqërohej me një “revolucion paqësor”, deri edhe me tanke, e ata as nuk janë hetuar e jo më gjykuar nga ajo dhe kjo drejtësi.

Ju pretendoni se procesi paska ngecur, por gaboni, sepse procesi vazhdon dhe për tu bindur se gënjeni, mund të lexoni rezolutën e Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian: Shqipëria do t’i mbyll negociatat brenda vitit 2027!

Ndërsa kritikoni parlamentin shqiptarë me kauzën e gënjeshtër të PD … që kërkon me patjetër arrestimin e Ballukut, nuk e kuptoj se çfarë nënkuptoni me heqjen e imunitetit, kur qeveria dhe Edi Rama e shkarkuan nga funksionet zyrtare dhe heqja e imunitetit kërkohej nga Prokuroria e Posaçme, për ta dërguar pas hekurave, pa asnjë vendim gjykate të formës së prerë dhe pa asnjë të drejtë ligjore, thjesht për të intimiduar dhe kërcënuar një ministër, duke e përdorur izolimin si shantazh gjatë procesit të hetimit.

Një pyetje kam për ju: Vërtet parlamenti shqiptarë paska vepruar gabim, duke mos ia hequr imunitetin një anëtari të qeverisë, nën hetim nga prokurori… pa asnjë pengesë, vetëm se nuk e ka lejuar të përdoret si viktimë pa asnjë arsye, nga kjo strukturë e dyshimtë, e cila vepron me dy standarte dhe e njëhësuar me politikën destruktive të sharlatanëve të opozitës?

Vërtet mendoni se është e padrejtë mos lënia në burg i një zyrtari cilido qoftë ai, pa një vendim të formës së prerë?

A ka ndonjë rast në SHBA që janë burgosur njerëz pa një vendim gjykate të formës së prerë (jo në kushte flagrance), sepse dyshohet nga një prokuror për një vepër penale, pa një rrezik të lartë shoqëror?

Nëse në Amerikë ndodh, atëherë ne që e duam Amerikën dhe përpiqemi të bëhemi si ajo, duhet të kërkojmë arrestimin e zonjës që të “futemi” në SHBA, se Europa që na monitoron thotë: Stop paraburgimit pa vendim gjykate të formës së prerë, madje kjo është një nga çështjet kryesore që BE i ka kërkuar shtetit shqiptarë, për të marrë notë pozitive për anëtarësim.

Kurse përsa i përket dyshimit tuaj, që Rama do ta mbaj premtimin e tij për anëtarësim në BE, deri në vitin 2030, diçka do të duhet të ndryshojë dhe Brukseli mund të ofroj një plan që Shqipëria duhet ta ndjek, ky plan nuk është amerikan dhe hapja e kapitujve është plan i detajuar për çdo vend kandidat, por siç duket nuk e dini dhe mendoni se Shqipëria, kërkon të bëhet shteti i 51 i Amerikës! /Ekskluzive.al