HomeDiasporaMetro

Aktori me prejardhje shqiptare Can Yaman nderohet me çmimin “Hora Skanderbeg” në Piana degli Albanesi në Siçili

Aktori me prejardhje shqiptare Can Yaman nderohet me çmimin “Hora Skanderbeg” në Piana degli Albanesi në Siçili

Can Yaman është nderuar me çmimin ‘Hora Skanderbeg’ në Cannolo Fest në Piana degli Albanesi në Siçili, një event që ka nisur më 16 maj dhe kulminon sot.

Ky vlerësim u jepet personaliteteve nga bota e argëtimit dhe kulturës që kontribuojnë në përmirësimin e zonës lokale dhe në nxitjen e një dialogu midis traditave, identitetit dhe popullaritetit ndërkombëtar.

Yaman e ka rrëfyer më herët origjinën e tij shqiptare. “Nëna ime është nga Kosova”, ka treguar ai, kurse i ati i përket diasporës shqiptare që u vendos në Turqi shumë vite më parë.

“Gjyshërit e mi me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova kishin ardhur në Turqi gjatë luftës. Ata flisnin shqip mes tyre”, është shprehur ai.

Yaman e ka ndërtuar karrierën e tij në seriale e filma të kinematografisë turke, ndërsa së fundmi është i angazhuar me rolin e “Sandokanit”, një serial që xhirohet në Itali.