HomeAktualitetKronike

GJKKO dënon ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tropojës! Ndërtuesi jashtë projektit i bëri një nderë, një urë të vogël te shtëpia e motrës…ky është korrupsioni i SPAK

GJKKO dënon ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tropojës! Ndërtuesi jashtë projektit i bëri një nderë, një urë të vogël te shtëpia e motrës…ky është korrupsioni i SPAK

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e shkallë së parë ka dënuar ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj, për akuzën e korrupsionit pasiv.

GJKKO e dënoi me 2 vite e 1 muaj burg Zyra Islamajn, dënim i cili i është konvertuar në 2 vite shërbim prove, me kusht moskryerjen e një vepre tjetër penale gjatë kësaj periudhe ndërsa i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Në të njëjtën çështje, GJKKO ka dënuar edhe ndërtuesin Rrok Gega me 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit aktiv, dënim i pezulluar me shërbim prove për një periudhë 1-vjeçare.

Zyra Islamaj, e cila ka mbajtur përkohësisht detyrën si kryetare e Bashkisë Tropojë, u mor e pandehur nga SPAK pasi dyshohet se i kishte kërkuar ndërtuesit Rrok Gega ndërtimin e një ure pranë banesës së motrës së saj, urë e cila nuk ishte parashikuar në projekt.

Sipas SPAK, ajo kishte ndërhyrë te ndërtuesi dhe kishte angazhuar edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve në bashki por ndëtimin i një ure si nderë nga një ndërtues me paratë e tij pa përfituar asnje favor SPAK i sharlatanëve e përcakton si vepër penale korrupsioni.