HomeDiaspora

Parulla anti-shqiptare pas protestave të studentëve në RMV: As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarë nuk ka

Parulla anti-shqiptare pas protestave të studentëve në RMV: As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarë nuk ka

Rikthehen tensionet në Maqedoninë e Veriut pas protestave të studentëve shqiptarë për të drejtën e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën amtare.

Situata e tensionuar ndëretnike është reflektuar tashmë edhe në hapësirat publike të Shkupit, ku janë shfaqur mesazhe dhe parulla të shkruara në mure.

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi nga qendra sportive “Forca” në Shkup, ku është shkruar një slogan me përmbajtje të hapur gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve: “As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarë nuk ka”.

Pamja është shpërndarë gjerësisht edhe nga figura politike dhe aktivistë, të cilët kanë kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani, nuk raportohet asnjë reagim zyrtar nga autoritetet.

Ky incident vjen në një klimë të ndjeshme, ku janë shtuar rastet e retorikës anti-shqiptare në vend. Edhe më herët, gjatë aktiviteteve sportive, janë dëgjuar thirrje fyese ndaj shqiptarëve nga tifozë maqedonas, duke ngritur shqetësime për përshkallëzimin e gjuhës së urrejtjes.