“Etika” përjashton me 10 ditë Berishën nga Kuvendi dhe dy muaj Nallbatin, Himçin, Mziun, Vokshin e Kason!

“Etika” përjashton me 10 ditë Berishën nga Kuvendi dhe dy muaj Nallbatin, Himçin, Mziun, Vokshin e Kason!

Sekretariati i Etikës i mbledhur online ka shqyrtuar dhe pranuar kërkesën e Partisë Socialiste duke vendosur të përjashtojë nga punimet e parlamentit me 10 ditë kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha për thirrjen për dhunë sipas tyre të bërë në seancën e djeshme.

Po ashtu bazuar në kërkesën e socialistëve për bllokim të foltores dhe ndezjen e flakadanëve është vendosur që 5 deputetë demokratë respektivisht: Bledion Nallbatin, Blendi Himçin, Xhelal Mziun, Albana Vokshin dhe Ivi Kason të përjashtohen për 60 ditë nga punimet e komisioneve dhe seancat plenare.

E njëjta masë ishte propozuar edhe për demokraten tjetër Klodiana Çapja por për të është vendosur që të jepet vetëm një paralajmërim.

Ndërkohë, të përjashtuar me 60 ditë janë edhe 3 deputetë të tjerë të PD, nga seanca e mëparshme, mes të cilëve kreu i grupi parlamentar PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi.