HomeAktualitetRekomanduar

Komedia për të qarë e PD-së… Kë doni kryetar të përjetshëm Saliun apo Berishën?

Komedia për të qarë e PD-së… Kë doni kryetar të përjetshëm Saliun apo Berishën?

Sot PD-istët e mbetur shumica e tyre me nga një copë ëndërr pushteti në xhep apo nën bluzë, do u drejtohen kutive të votimit… qesharak në një komedi “demokotësh” për të qarë, duke mos patur mundësi për të ulëritur.

Përpos talljeve të përditshme me slloganin e kilometrit të fundit…që nuk mbaron kurrë edhe sikur t’i vendosin tabelë “Mbrritje”, të paktën komedianët dhe sharlatanët e zgafellës SHQUP t’ua kursenin referendumin e zgjedhjes së kryetarit të përjetshëm deri në vdekje të PD-së Sali Berisha anëtarëve besnik, të palodhur e kokëulur të “Rrugës së Lirisë”, të papërtuar çdo të hënë në sprintin e “kilometrit të fundit” para kryeministrisë, duke xhiruar në vend dhe duke djegur edhe ata “goma” që i kanë mbetur makinës pa karburant të PD-së.

Një shfaqje që askund nuk mund të gjenden arsyet se përse bëhet ky referendum që do përcaktoi një vendim të anëtarsisë se cilin do zgjedhin mes Berishës dhe Saliut që t’i drejtoi është vërtet një komedi për të qarë dhe një akt turpruese publik i një partie politike.

Referendumi është “demokracia me e madhe” tha një pjestarë i parveny-ve të Berishës, Ivi Kaso i cili u duartrokit nga “delenxhilerët” e tjerë si Tritani, Xhelali, Muli dhe kulmi arriti me ca të rinjë që deklaronin lumturisht se Berisha ishte e ardhmja dhe vetëm ai do i sjelli në pushtet pa thënë… si, kur dhe me cilët?!

Këtyre në fakt mediokritetit u është shpërblyer me pushtet, duke zënë vende e dikujt tjetër në parlament, pas përfshirjes së tyre në gjithfarë skemash qesharake të Sali Berishës, deri në luftën e paprecedent ndaj aspiratave të shqiptarëve, për të bërë atë që demokratët e vërtetë e kërkuan në vitet e rrëzimit të diktaturës…Shqipërinë si gjithë Europa.

Pas këtyre zgjedhjeve, pyetësori se kë doni si udhëheqës Saliun apo Berishën, PD-së përfundimisht po i ngulet një tabelë ligjore…”Tokë e Xanun”, pronari dihet sa të jetë gjallë! /Ekskluzive.al