HomeKronikeDiaspora

Tentoi të qëllonte policët në përpjekje për t’u arratisur: Efektivët grek plagosin 42-vjeçarin shqiptar! Skeda kriminale e ‘Titit

Tentoi të qëllonte policët në përpjekje për t’u arratisur: Efektivët grek plagosin 42-vjeçarin shqiptar! Skeda kriminale e ‘Titit

Një 41-vjeçar shqiptar u përfshi në një shkëmbim zjarri me efektivë të policisë në Greqi, në zonën e Mikrolimano teksa po përpiqej të arratisej duke qëlluar me armë policët. Shqiptari është identifikuar si Alesio Xhelo, i njohur në Greqi si “Titi” ndërsa ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 6 granata dore dhe 3 armë zjarri duke ngritur dyshimet se lesoi Xhelo po përgatitej për një ngjarje kriminale.

Xhelo është nga Fieri dhe ka një histori kriminale të rëndë. Ai ka qenë i shpallur në kërkim në Greqi për vrasje, rrëmbim personi dhe shkëmbime zjarri me policinë, dhe më parë kishte qëndruar në arrest shtëpie në Fier nën mbikëqyrjen e FNSH.

Ai është arratisur nga burgu i Petro Ralli në Greqi në 2019, duke marrë peng një gardian, dhe ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Pas arratisjes, u kap në Vlorë me një armë pa leje dhe i ishte vendosur arrest shtëpie në Fier.

Ngjarja tregon rrezikshmërinë e personave me precedent të lartë kriminal dhe sfidat në kontrollin e tyre ndërkufitar. Policia greke po vazhdon hetimet për rrethanat e incidentit.

Dyshohet se pavarësisht akuzave të rënda, drejtësia shqiptare e kishte lënë të lirë atë pasi në platformën TikTok në 24 tetor të vitit 2025, Alesio Xhelo ka publikuar një video duke dalë nga një Komisariat shqiptar policie e duke u përqafuar me familjarë, ndërsa me pas shfaqet në mjedise të ndryshme në qytetin e Sarandës.

Dyshohet se në muajt e parë të këtij viti para se të kalonte ilegalisht kufirin për Greqi, pasi aty ishte person i shumëkërkuar, Alesio Xhelo qarkullonte në qytetin e Sarandës ku edhe strehohej.