Deputeti i Partisë Demokratike, profesori i sindikatës së Kovaçit Agron Gjekmarkaj, ka reaguar sa i përket përplasjeve mes protestuesve dhe militantëve të PD-së duke folur broçkulla dhe duke ngatërruar realitetin, se studentët na qenkan me PD, kur në fakt ata i përzunë si lebroz nga protesta Gjekën e Markajve me shokë dhe të vetmit njerëz aty që janë me PD janë sindikalistët e Kovaçit me Argitën, Abin dhe analfabetët funksional me tituj e pa tituj profesori e asistenti që shkollojnë brezin e ardhshëm
“Nuk janë protestuesit ata që kërkojnë largimin e deputetëve demokratë, janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit. Studentët nuk janë kundër deputetëve demokratë.
PD është një parti e protestës. Studentët nuk janë kundër PD-së. Këtu ka dhe socialistë. Janë njerëz që duan që Edi Rama të dorëhiqet.
Është grupi i Arlind Qorit që përpiqet të imponojë protestën. Ne jemi këtu për ta mbrojtur protestën. Të jemi dëshmitarë që të mos lejojmë dhunën dhe terrorin. Ata i kanë masakruar në komisariate. Jemi këtu për të mbrojtur qytetarët.
Është një grup minorenësh. Nuk mund të jenë 10 veta që të imponojnë vullnetin politik. Është një grup që i shërben qeverisë dhe për të krijuar përshtypjen se ka përçarje në protestë”, tha Gjekmarkaj.

