Në “Shënimet e javës”, kryeministri Edi Rama është shprehur për miratimin e raportit të IBAR, vlerësimit të piketave të ndërmjetme për progresin e Shqipërisë.
Ai tha se opozita u gënjye nga “mendja e mbrapshtë” duke iu referuar akuzave të saj për ngecjen e procesit të anëtarësimit.
Rama shtoi se Konferenca Ndërqeveritare është vulosja me sukses e fazës hapëse të negociatave.
“Thanë se rruga europiane ishte e bllokuar, Shqipëria ishte ndëshkuar, qeveria jonë ishte e izoluar. U gënjyen nga mendja e mbrapshtë dhe u mundën me turp!
Më 26 maj, Konferenca Ndërqeveritare vulos me sukses fazën hyrëse dhe hap fazën e mbylljes së negociatave. Kemi ngjitur majën më të vështirë!”, tha kryeministri.

