HomeAktualitetDebat

Berisha flet përçartë për farsën: Zgjedhja referendare është pakicë në Europë dhe në botë…jemi të parët! Ata që thonë “Berisha zgjodhi Berishën” po shtrembërojnë demokracinë

Berisha flet përçartë për farsën: Zgjedhja referendare është pakicë në Europë dhe në botë…jemi të parët! Ata që thonë “Berisha zgjodhi Berishën” po shtrembërojnë demokracinë

Sali Berisha, ka reaguar sërish pas rizgjedhjes si kryetar, ku fokusin e vuri tek 40 mijë votat e demokratëve që mori, ku në fajkt askush nuk e di anëtarësin e PD-së, pjesmarrjen për të ndarë mes fitores dhe humbjes një referendum imagjinarë që nuk ekziston në asnjë vend te dotes ndaj dhe Saliu pretendon se janë te pskte ata që e praktikojnë …askush në asnjë vend demokratik, shpikje e kllounëve te PD-së

Por Berisha shkruan se PD-ja i zgjedh drejtuesit bazuar në demokraci, teksa shton se votat e tyre ishin triumf i dinjitetit të demokratëve.

“Miq, zgjedhja e kryetarëve të partive padyshim është një lajm dhe një ngjarje e rëndësishme, sipas peshës që ato kanë në jetën e vendit. Procedurat e zgjedhjes së kryetarëve variojnë: disa zgjidhen me aklamacion, domethënë me duartrokitjen e delegatëve të kuvendit të pranishëm në sallë, kur paraqitet për miratim emri i kryetarit të partisë. Të tjerë e zgjedhin atë në kuvendin e partisë me votim të fshehtë, me një apo disa kandidatura, dhe këta janë shumica.

Ndërsa të tjerë (dhe këta janë pakica) kryetarin e partisë e zgjedhin bazuar në demokracinë direkte, domethënë me votën e të gjithë anëtarësisë – pra, “një anëtar, një votë” – dhe me një apo disa kandidatura. Kjo formë e fundit referendare ende është në pakicë në Europë dhe në botë. Por demokracia direkte apo referendare konsiderohet procedura më demokratike, ndaj dhe është në rritje. Kjo është e vërtetë kudo në botë, por jo në diktatura. Në diktaturat totalitare apo autoritare kryetari është Zeusi, e për Zeusin nuk votohet; dhe kjo ndodh edhe në Shqipëri me partinë-krim.

Në Shqipëri janë dy parti të mëdha. Partia Demokratike i zgjedh drejtuesit bazuar në demokracinë direkte dhe voton me parimin “një anëtar, një votë” në çdo proces zgjedhor. Kurse PS-ja, apo partia e krimit, ka zëvendësuar votën e anëtarëve me emërimin dhe fuqinë e krimit. Kjo parti prej 17 vitesh nuk voton kurrë për kryetarin dhe për asnjë forum tjetër të saj. Kurse PD-ja çdo katër vite zgjedh kryetarin dhe drejtuesit vendor e kandidaturat per deputet bazuar në demokracine direkte (referendum)!

Por, sipas këtyre mafiozëve, kollajxhinjve e mjeranëve të së keqes banale – që në funksion të saj korruptojnë edhe gjuhën – shkaterrojne raportin e fjales me kuptimin e saj, demokracia direkte dhe zgjedhja me “një anëtar, një votë” e kryetarit të partisë na qenka antidemokratike dhe problemi madhor i qytetarëve. Për këta të pafytyrë, vota referendare e të gjithë anëtarësisë për kryetarin e partisë opozitare është “privatizim i partisë nga kryetari” apo në rastin konkret “Berisha zgjedh Berishën”.

Ja pse për Edi Ramën dhe të gjithë këtë hordhi puthadorësh e mafiozësh që gromësijnë dhe zhgërrehen në luksin dhe paratë që u vjedhin shqiptarëve, vota e rreth 40 mijë demokratëve dje ishte një tmerr dhe ferr i vërtetë; ishte dështim dhe turpërim publik (por ata turp nuk kanë) i tyre. Kurse për shqiptarët, ajo ishte vota e triumfit të dinjitetit të tyre mbi mafian më të rrezikshme të Europës”, (t)ha… atë që nxjerr sharlatani Berisha.