Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tokio, ku një orë luksoze zvicerane, me vlerë mbi 260 mijë euro, e vjedhur javën e kaluar nga një dyqan, është kthyer sërish me një letër kërkimfaljeje.
Sipas mediave japoneze, vjedhja ndodhi në zonën Nakano, ku një burrë, duke u shtirur si klient, provoi një orë të markës luksoze Audemars Piguet, me vlerë 46 milionë jen, dhe më pas u largua nga dyqani.
Por në 1 nëntor, dyqani mori një pako që përmbante orën e vjedhur dhe një letër të shkruar me dorë, përmes së cilës autori kërkonte falje për veprimin e tij.
“Më vjen keq”, thuhej në letrën e shkruar.
Megjithatë, pavarësisht kthimit të orës, policia e Tokios vijon kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për vjedhjen.

