Rama nga Brukseli i’u tregon vendin protestuesve! Nuk doni të dialogoni… më keq për ato që kërkoni! Detyrën e kryemnistrit nuk ma keni dhënë ju që flisni në emër të popullit kur nuk jeni as të mandatuar dhe as përfaqësues të popullit

Rama nga Brukseli i’u tregon vendin protestuesve! Nuk doni të dialogoni… më keq për ato që kërkoni! Detyrën e kryemnistrit nuk ma keni dhënë ju që flisni në emër të popullit kur nuk jeni as të mandatuar dhe as përfaqësues të popullit

Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje për dialog protestuesve në Tiranë që prej më shumë se dy javësh, e refuzojnë këtë ftesë. Shefi i qeverisë tha se detyra e tij buron nga kontrata me votuesit dhe protestuesit nuk përfaqësojnë të gjithë popullin shqiptar.

“Unë jam një njeri që gjithmonë, ju e dini, kërkoj të debatoj, të përballem me njerëzit, të sfidoj e të sfidohem, por nuk është e lehtë kur thua ‘’po proteston’’, për çfarë? Do të dëgjohesh? Eja. Dua t’ju dëgjoj, dua të flas më ju. “Jo nuk duam t’ju dëgjojmë, nuk duam të flasim me ty, duhet të ikësh”. Më fal, por nuk ma dhatë ju këtë punë. E kam këtë punë, më është dhënë nga populli shqiptar dhe kam një kontratë kështu që eja, le të flasim. Jam gati t’ju dëgjoj. “Jo, jo”! Pra nuk flasim, nuk ka dialog, nuk ka diskutim, por thelbi i çështjes është që ndryshe nga vende të tjera, kjo fazë e re dhune ka si karakteristike një numër shumë të ulët njerëzish, nuk është se është populli shqiptar në rrugë, janë shumë më tepër njerëz”, tha Rama.

Kryeministri tha se sfida është që njerëzit të kuptojnë cakun e lirisë së tyre, ndërsa qeveria kupton se kërkesat e njerëzve tejkalojnë atë që ekonomia prodhon.

“A ndikohem? Po ndikohem, sepse po përpiqem të kuptoj si të bëj më shumë dhe si të bëj më mirë dhe Shqipëria po ecën shumë mirë kur vjen fjala për shifrat, për rritjen, kur vjen fjala për rrugëtimin europian, kur bëhet fjala për turistët që po vijnë e kur bëhet fjalë për shumë gjëra. Por nga ana tjetër është shumë e qartë, njerëzit duan më shumë nga ajo çfarë krijohet prej ekonomisë. Dhe ajo është ajo çfarë po përpiqemi të trajtojmë”, tha Rama.

Lidhur me zhvillimet e fundit në Serbi pas humbjes së presidentit Aleksander Vuçiç në zgjedhje dhe çfarë do të sjellë kjo për Kosovën, Rama tha se nuk pret ndryshime nga Beogradi.

“Ajo çfarë di është që fituesit në Beograd nuk tregojnë hapje për atë që është çështja më e dashur për mua, për shqiptarët, që është çështja e njohjes së Kosovës. Ata janë tërësisht të mbyllur ndaj kësaj çështje, kështu që, kjo nënkupton se muzika në Beograd nuk do të ndryshojë”, përfundoi kryeministri.