HomeBota

Sulme amerikane në Iranin jugor, CENTCOM: Vepruam për vetëmbrojtje

Sulme amerikane në Iranin jugor, CENTCOM: Vepruam për vetëmbrojtje

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar sërish. Shtetet e Bashkuara sulmuan gjatë orëve të para të mëngjesit Iranin jugor, një vend lëshimit të raketave dhe anijet që dyshohet se po përpiqeshin të vendosnin mina pranë Ngushticës së Hormuzit.

Sipas deklaratës së komandës ushtarake amerikane, operacionet u kryen në kontekstin e “vetëmbrojtjes” që synonin mbrojtjen e forcave amerikane nga kërcënimet që u atribuohen forcave të armatosura iraniane.

“Objektivat përfshinin një vend lëshimi raketash dhe anije iraniane që përpiqeshin të vendosnin mina. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë trupat”, tha zëdhënësi i Centcom, Timothy Hawkins.

Mediat iraniane raportuan se katër anëtarë të Gardës Revolucionare u vranë në sulmet ajrore amerikane në rajonin Bandar Abbas në Iranin jugor. Deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga Teherani për këto raportime.

Ndërkohë Presdienti Donald Trump ka deklaruar se Uraniumi i pasuruar do t’i dorëzohet menjëherë Shteteve të Bashkuara.

“Uraniumi i pasuruar (pluhuri bërthamor!) do t’i dorëzohet menjëherë Shteteve të Bashkuara për t’u sjellë në shtëpi dhe për t’u shkatërruar, ose, mundësisht, në bashkëpunim dhe koordinim me Republikën Islamike të Iranit, për t’u shkatërruar në një vend tjetër në bashkëpunim, me Komisionin e Energjisë Atomike, ose ekuivalentin e tij, dëshmitar të këtij procesi dhe ngjarjeje”, tha Trump.