“Lufta” e papritur Veliaj-Rama! Berisha sulmon Arbër Hajdarin por e ngatërron me Jamarbërin e tij: Duan që t’i dorëzojnë çelësat e Bashkisë, grosist që ndan tokat me Ramën!

“Lufta”  e papritur Veliaj-Rama! Berisha sulmon Arbër Hajdarin por e ngatërron me Jamarbërin e tij: Duan që t’i dorëzojnë çelësat e Bashkisë, grosist që ndan tokat me Ramën!

Kreu i Partisë Demokratike ka komentuar sot letrën e kryebashkiakut Erion Veliaj, ku pretendonte se i ishte kërkuar të delegojë drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Në konferencën për shtyp këtë të martë kreu i Partisë Demokratike, ngatërroi Arbër Hajdarin, me emrin e dhëndrrit të tij të bashkëpandehur në SPAK, për aferën “Partizani”.

“Mbrëmë, qytetarët u njohën me letrën e të burgosurit Erion Veliaj, ku informonte se padrinoja, kërcënonte të burgosurin me 100 vite burg në rast se ai nuk do t’i dorëzonte çelësat e Bashkisë, bashkëhajdutit të Edi Ramës, Jamarbër Hajdari”, tha Berisha.

E teksa e cilësoi si një grosist që ndan toka, prona dhe pasuri me kryeminstrin Rama, sipas Berishës Arbër Hajdari është një person që përfiton nga ndarja e ndihmave publike.

Ai është një nga mëkatarët më të mëdhenj, se në shpërndarjen e atyre ndihmave, tre lugë i merr për vete, një lugë ia lë të tjerëve. Dhe ky tani duhet ai t’i dorëzojë këtij, që ky s’është fare punonjës bashkie. Ky është një grosist që ndan toka, prona, pasuri me Edi Ramën direkt, publike. Ndaj dhe të gjitha këto akte dëshmojnë degradimin total moral të Edi Ramës. Janë thirrje për të gjithë qytetarët”, shtoi Berisha.