Mes lotëve e dhimbjes, familjarët i dhanë lamtumirën e fundit, të voglit Algit, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik ku u përfshi regjisori Petri Bozo.
Sipas dëshmitarëve okularë, 7-vjeçari po kalonte rrugën së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.
Ndërsa Petri Bozo ka deklaruar në polici se nuk e kishte vënë re fëmijen edhe pse lëvizte me shpejtësi të ulët. Madje kishte përshëndetur edhe policin para se të godiste për vdekje fëmijen.
“Kam përshëndetur një oficer policie që ndodhej aty. Më pas kam goditur një objekt, nuk e kam parë çfarë ka qenë, kam tentuar ta devijoj kur ndjeva përplasjen. Kur kam dalë kam parë fëmijën”, citohet të ketë thënë ai.


