Rama takon Rutte-n në selinë e NATO-s: Dashamirës i hapur i Shqipërisë! Vlerësim e inkurajim për investimet e mbrojtjes dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj Aleancës

Rama takon Rutte-n në selinë e NATO-s: Dashamirës i hapur i Shqipërisë! Vlerësim e inkurajim për investimet e mbrojtjes dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj Aleancës

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Rama shpreh kënaqësinë për vlerësimet që ka marrë nga Rutte lidhur me investimet në mbrojtje në Shqipëri dhe angazhimin e saj në përmbushjen e detyrimeve ndaj Aleancës.

“Bruksel, Selia e NATO-s – Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkruan Rama.