Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë pas disa orë kërkimesh

Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë pas disa orë kërkimesh

Hamit Ibro, 69 vjeç është viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat pesë katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.

Trupi i pajetë i 69-vjeçarit u gjet nën rrënojat e godinës. Ai rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së mërkurës, ku rreth orës 14:00, apartamenti i 69-vjeçarit u përfshi nga flakët – paraprakisht dyshohet si pasojë e bombolës së gazit.

Flakët u përhapën edhe në pjesë të tjera të kateve dhe kjo bëri që fëmijë, të rritur dhe të moshuar të evakuoheshin menjëherë, përveç një 83-vjeçareje që nuk arriti dot të dilte nga godina e cila u përpi nga zjarri.

Edhe 82-vjeçarja Hatixhe Berisha humbi jetën ditën e djeshme nga shpërthimi në pallatin në Elbasan.

E moshuara jetonte në shtëpi me djalin dhe familjen e tij. I biri, sapo ka dëgjuar zhurmën, ka hyrë në shtëpi duke marrë fillimisht fëmijët e mitur dhe të shoqen. Në momentin kur u rikthye për të shpëtuar nënën, shkalla e pallatit u shemb.