Të shtënat e një nate më parë në rrugën “Sali Nivica” Prishtinë lanë të vrarë një person. Emri i tij nuk është i panjohur për sportdashësit pasi bëhet fjalë për një prej tifozëve të Prishtinës, i grupit “Plisat.”
Agron Hajdari, i njohur si “Radulla” u qëllua nga një person i maskuar. Viktima ka qenë emër i njohur për organet e rendit edhe në të kaluarën.
“Plisat” kanë ndarë një postim në rrjetet sociale ku shprehin pikëllimin ndërsa shtojnë se “Radulla” ishte pjesë e pandashme e tyre për mbi dy dekada.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë anëtari ynë, Agron Hajdari, Radulla.
Për më shumë se dy dekada ai ishte pjesë e pandashme e tribunës dhe Plisave, duke dhënë gjithçka për qytetin, klubin dhe Kombëtaren në çdo moment.
Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë.
Ngushëllime më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe të gjithë Plisat.
Pusho i qetë Goni! Ultrasit nuk vdesin kurrë”, shkruhet në postim.

