HomeAktualitetDosja X

Drejtësia e re mbushur me juristët e shkollave të Berishës… Fakulteti i drejtësisë në Institutin Pedagogjik Shkodër! Gjykatësja Albana Boksi një nga soj i tyre: Rrëzon rekursin e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurimit! Vendimi i sotëm nuk ka lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese

Drejtësia e re mbushur me juristët e shkollave të Berishës… Fakulteti i drejtësisë në Institutin Pedagogjik Shkodër! Gjykatësja Albana Boksi një nga soj i tyre: Rrëzon rekursin e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurimit! Vendimi i sotëm nuk ka lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të qëndrojë në burg. Ndonëse rekursi i tij për liri erdhi pas vendimit të Kolegjeve të Bashkuara që rishikoi praktikën e arrestit, Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën për një masë më të lehtë sigurie.

Ishte treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Sokol Binaj dhe Genti Shala që vendosën të lënë në fuqi vendimmarrjen e 24 shkurtit të Apelit të GJKKO-së, ku Veliaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë tjetër alternative kundrejt garancisë pasurore, ose masë detyrim paraqitjeje.

Kërkesa e tij u bë pasi çështja kaloi për gjykim, çka sipas mbrojtjes nuk ka më mundësi të prishen provat. Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, i vetmi me masë arresti në burg, nga grupi i të bashkëpandehurve.

Përveç këtij rekursi, Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në Gjykatën e Lartë një tjetër kërkesë për liri të Veliajt. Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë, në vendimin që do duhet të rimarrë për qytetarin e parë të Tiranës, do duhet të arsyetojë a është proporcionale masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak. Për Kushtetuesen edhe qëndrimi në kafaz në seancat gjyqësore mbetet i paargumentuar nga Gjykata e Lartë. Kjo ështe nje loje e ndyrë e gjykatave hale për t’i a ngecur vendimin ne derë një trupi gjykues. Qentë ne drejtësi lehin për te mnbrojtur njeri tjetrin.