Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Petri Bozon.
Regjisori Petri Bozo përplasi për vdekje me automjet një 7-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd” në fshatin Mengël, pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”,
I mituri ishte me nënën e cila kishte dërguar vajzën në shkollë. Fatkeqësisht 7-vjeçari u përplas nga automjeti dhe për pasojë humbi jetën.
Në dëshminë e parë dhënë në polici Bozdo mësohet të ketë deklaruar se sipas tij, ai ka qenë me shpejtësi të ulët.
“Kam qenë me shpejtësi të ulët për shkak të kufizuesit të shpejtësisë, ‘policit të shtrirë’ në rrugë. Kam përshëndetur një oficer policie që ndodhej aty. Më pas kam goditur një objekt. Nuk e kam parë çfarë ka qenë, kam tentuar të devijoj kur ndjej përplasjen. Kur kam dalë kam parë fëmijën”, tha Bozo në dëshmi.

