FOTO-LAJM/ Sali Lushaj nuk i reziston “dialogut”, ulet në sofrën para Kryeministrisë

FOTO-LAJM/ Sali Lushaj nuk i reziston “dialogut”, ulet në sofrën para Kryeministrisë

Sot po mbahet protesta e radhës kombëtare, ku eksponentë të Partisë Demokratike i janë bashkuar protestës së studentëve.

Studentët kanë refuzuar deri më tani thirrjet për dialog me Kryeministrin, duke kërkuar vijimin e protestës dhe plotësimin e kërkesave të tyre.

Por, siç duket edhe në këtë foto, jo të gjithë protestuesit i kanë rezistuar “dialogut”.

Sali Lushaj, një prej figurave të njohura të protestave të opozitës, është fotografuar i ulur pikërisht në sofrën e vendosur për dialogun e Kryeministrit.

Kështu, ndërsa studentët vazhdojnë ta refuzojnë ftesën, Lushaj duket se të paktën simbolikisht e ka pranuar: është ulur në sofër.