Sali Berisha shikon ëndrra dhe ka përsëritur ftesën e tij ndaj protestuesve për t’u bashkuar “pavarësisht dallimeve” dhe pavarsisht se ata e duan në burg, rrugë që e ka nisur dhe nëse është gjallë ka për ta “bitisur”
Ftesa vjen pas refuzimit të tretë radhazi të protestuesve kundrejt militantëve të Partisë Demokratike. Këta të fundit, sot i sulmuan fizikisht protestuesit.
“Të bashkohemi të mbështesim studentët, të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin, pavarësisht nga dallimet që mund të kemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me studentët që po zhvilloj një betejë epike kundër së keqes më të madhe të këtij kombi që e ka emrin Edi Rama”, tha kufoma politike Berisha.
Madje ai mbështeti plotësisht dhunën e protestuesve, të cilët edhe sot nuk i kursyen sulmet me gurë e molotovë, por për Berishën ishin akte “trimërie”. PD është mbështetëse e madhe të studentëve, tha Berisha, të cilët, sipas tij, ia hodhën në kosh të plehrave ‘paketën anti dhunë’ të qeverisë.
Berisha kërcënoi të gjithë ata policisë që kanë vendosur gjoba se do t’i paguajnë nga rroga e tyre ato gjoba kur ai të vij në pushtet, ëndërrë që ka vite që e shikon por sigurisht do ndodhi kur ai do jetë te “të shumtit”.
“Garantoj çdo student dhe qytetar se gjobat e narkoshtetit do t’u rikthehen atyre me vlerë tre herë më të lartë, por edhe gjobvënësi që vë firmën e tij, do të paguajë shumë shtrenjtë atë firmë që vendos. U rikujtoj atyre që marrin aktin antikushtetues të firmosjes së firmave, mos kryeni krime të tilla se dhe penalisht mund të ndiqeni, paçka se absolutisht me rrogat tuaja, me të ardhurat tuaja, do të dëmshpërblehen të gjithë ata që keni ndëshkuar. Në fund të këtij procesi siç ishte protesta e jashtëzakonshme e flamingove, ata që menduan se do kishin një skenar serb, ata dështuan me turp siç e meritonin.”, tha Berisha.

