Sipas L’Equipe, secili nga lojtarët e PSG-së do të marrë afro 1 milion euro shpërblim, pasi klubi francez ia doli të fitojë sot trofeun e Champions League për herën e dytë radhazi.
Njësoj si vitin e shkuar, klubi është dakordësuar për këtë shumë. Struktura e bonuseve u negociua me klubin nga futbollistët Marquinhos, Achraf Hakimi, Ousmane Dembele dhe Vitinha.

