Berisha gjatë një takimi me militantët në Kukës, ka kërkuar krijimin e një aleance të gjerë kundër kryeministrit Edi Rama, duke u bërë thirrje edhe armiqve të tij që të bashkohen në këtë betejë.
Për Berishën, ky bashkim me subjekteve politike do të shërbejë vetëm për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti dhe mbajtjen sipas tij të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Më pas sipas Berishës, secili të shohë punën e vet dhe secila parti të ruajë identitetin e vet. Për Berishën, ky është qëndrimi i njerëzve të qytetëruar që sipas tij, para flamurit të partisë vënë flamurin kombëtar natyrisht dukje sjelklë PD në pushtet dhe pastaj seicili në punën e vet. Kjo është intriga e fundit e Berishës sepse të bashkohesh për të qenë pjesë e kontributit që të iki Rama dhe pastaj secili në punën e tij është sa qesharake dhe çmenduri sepse matematikisht i bie që t’ia dorëzojnë pushtetin PD-së.
Ja ç≈farë broçkullis plaku i çoroditur:
“Por ka një parim të lashtë sa luftërat, sa betejat. Armiku i armikut tim, është aleati im. Dhe ne haptas me guxim ja u thamë të gjithë demokratëve dhe shqiptarëve. Çfarë bëmë ne me këtë, çfarë thamë ne me këtë? Ne thamë me këtë, dakord, ti je armiku ynë. Ti nuk do të na shohësh mbi faqen e dheut, por në qoftë se ti konsideron Edi Ramën të keqen më të madhe të këtij kombi, hajde të bashkëpunojmë, ta rrëzojmë dhe prapë armiq mbetemi. Të votojnë të lirë qytetarët shqiptarë dhe secili në rrugën e vet. A ishte i drejtë ky qëndrim? Ishte shumë i drejtë. Dhe ky është qëndrimi i njerëzve të qytetëruar që vënë të parin, para flamurit të partisë, flamurin e kombit. Para partisë, vënë Shqipërinë”, tha mes të tjerash Berisha.
Në vijim të fjalës së tij Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij si të korruptuar.
Sipas Berishës, 95% e rritjes ekonomike përfundon në xhepat e karteleve të drogës dhe qeveritarëve, ndërkohë që kryehajduti në gjykim për korrupsion premtoi se nëse PD do të vijë në pushtet, do sekuestrojë çdo pasuri që u është vjedhur shqiptarëve kurse pasurit e tij natyrisht të grabitur shqiptarëve do legalizoheen edhe nga drejtësia.

