Një karvan prej rreth 2.000 emigrantësh po përshkon jugun e Meksikës në drejtim të veriut, me shpresën se rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara mund t’u ofrojnë mundësi të reja për të arritur në këtë vend.
Në një pikë kontrolli në autostradë në Chiapas, shteti më jugor i Meksikës, autoritetet lokale përpiqen të ndalojnë flukset drejt veriut, veçanërisht kontrabandën dhe emigrantët pa dokumente.
Në fillim të nëntorit, rreth 2.000 persona kaluan në grup këtë pikë kontrolli: bëhet fjalë për karvanin e parë të emigrantëve të regjistruar në rajon që nga rikthimi i Donald Trump në presidencën amerikane. Për shumë prej pjesëmarrësve që po udhëtojnë përmes Meksikës drejt kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara, zgjedhjet e Midterm kanë ndryshuar perspektivën. Ata besojnë se një Kongres i ri mund të zbusë politikat e emigracionit. Megjithatë, zbatimi i rregullave të emigracionit në SHBA mbetet në duart e Shtëpisë së Bardhë dhe rruga drejt veriut është ende e gjatë, shkruan La Repubblica.

