HomeAktualitetKryesore

Gafa skandaloze e deputetit të Bashës: Nuk e di kush është Sekretari i NATO-s edhe pse është anëtarë i Komisionit të Sigurisë

Gafa skandaloze e deputetit të Bashës: Nuk e di kush është Sekretari i NATO-s edhe pse është anëtarë i Komisionit të Sigurisë

Deputetët e Bashës edhe kur tentojnë të bëjnë diçka përtej videove ala Babale, bëjnë gafa që nxjerrin zbuluar injorancën e tyre duke na turpëruar në sytë e të gjithëve.

Deputeti i Bashës, Xhemal Gjunkshi, ka hedhë në Facebookun e tij disa foto ku shkruan: “Nje takim me Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s ANDERS FOGH RASMUSSEN dhe me Gjeneral Ben Hodges Former Commanding General US Army Europe, Pershing Chair, CEPA, Partner, Berlin Global Advisors.

Bashkbisedim mbi Samitin e NATO-s ne Bruksel.”

Por, Gjunkshi akoma nuk e ka marrë vesh që Sekretar i Pergjithshem i NATO-s tanime eshte Jens Stoltenberg dhe jo RASMUSSEN, i cili ka 4 vjet qe nuk e mban me ate post.

Madje një qytetar në Facebookun e tij, i ka bërë një koment ku e ka ftilluar anëtarin e Komisionit të Sigurisë njeheresh deputet i Kuvendit, i zgjedhur nen siglen e PD, Xhemal Gjunkshi.

Ja, keta lloj perfaqesuesish na bejne qesharake ne syte e botes.

Gjithësesi, me shumë mundësi Xhemalit foton ja ka bërë Stoltenberg, meqë deputeti i Bashës e ka nxjerrë ‘ta papunë’.

Nejse, e rëndësishme është që kur të vijë ne Shqipëri Xhemali do flasë për Naton, Babalen, të ardhmen e Shqipërisë…/Lexo.al