HomeAktualitet

Ndalimi i Balilit, Rama: Kazani zien për vetëdorëzim sikur ai shkoi në polici pas shëtitjes në pedonalen e Delvinës

Ndalimi i Balilit, Rama: Kazani zien për vetëdorëzim sikur ai shkoi në polici pas shëtitjes në pedonalen e Delvinës

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave lidhur me ndalimin e Klement Balilit.

Ai e ka cilësuar si një nga operacionet më të sofistikuara të policisë së shtetit.

“Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës.

Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë.

Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij”, nënvizon Rama.