HomeAktualitet

Klement Balili në pranga! Ku humbën altoparlantët e “moralit” Kryemadhi-Vasili?!

Klement Balili në pranga!  Ku humbën altoparlantët e “moralit” Kryemadhi-Vasili?!

Klement Balili i njohur ndryshe si “baroni i drogës”, është vënë në pranga mëngjesin e sotëm Ndërkohë kuriozitet opinioni publik kishte edhe për qëndrimin Lëvizjes Socialiste për Integrim pasi Balili drejtoi drejtorinë e Transporteve dhe ishte emëruar nga LSI.

Rreth dy orë pas publikimit të informacionit për arrestimin e Balilit, është bërë i gjallë dhe Presidenti Meta.

Nga Lezha, ai është shfaqur i zverdhur para mediave dhe më nje pamje të trembur në fytyrë.

Reagimet kanë ardhur nga politika shqiptare, por edhe nga SHBA-BE. Lidhur me rastin reagoi edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, por ku ‘humbi’ kryetarja e LSI Monika Kryemadhi? Kryemadhin jemi mësuar ta shohim thuajse gjithmonë me gjuhë vulgare, reagime të shpejta dhe akuza të rënda kundër qeverisë.