HomeAktualitetDebat

FOTOT/ Nis greva tek Filologjiku, pedagogët e “Çadrës” së Bashës, që po përdorin studentët

FOTOT/ Nis greva tek Filologjiku, pedagogët e “Çadrës” së Bashës, që po përdorin studentët

Ka nisur me bojkot java për Universitetin e Historisë dhe Filologjisës ditën e sotme si pasojë e “grevës” së parlajmëruar nga dita e premte nga një grup studentësh dhe pedagogësh.

Numri i studentëve prezent në grevë është i vogël ndërsa ishin të shumtë ata që ishin nisur për të vazhduar mësimin.

Janë vetëm dy pedagogë që kanë marrë “frenat” duke bllokuar e lidhur pa të drejtë dyer e korridore të Universitetit.

Në një letër publike asambleja e pedagogëve të këtij fakulteti (të përfaqësuar vetëm nga dy) shprehu disa shqetësime në lidhje me VKM-të e miratuara në qeveria në fund të vitit të kaluar dhe kërkojnë që ato të rishikohen, pasi sipas tyre shkelet autonomia universitare.

Janë pikërisht pedagogët Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku ish-deputet dhe mbështetës të Partisë Demokratike të cilët po mundohen me çdo kusht për ta kthyer protestën e studentëve në “Çadrën e Lirisë” të Lulzim Bashës.

Pasi hoqi dorë nga zgjedhjet në 2013 Marku vazhdon të mbështesë me zemër PD-në duke përdorur gjithashtu ndikimin e tij në universitet tek studentët edhe pse në dëm të tyre./Lexo.al