HomeAktualitetDiaspora

LAJMI I FUNDIT/ Ortek në Brezovicë, humb jetën një person shpëtohet një tjetër

LAJMI I FUNDIT/ Ortek në Brezovicë, humb jetën një person shpëtohet një tjetër

Një person ka humbur jetën nga rënia e një orteku bore në Brezovicë të Kosovës. Lajmi për viktimën është njoftuar nga Agjencia për Mjedisin.

Sipas drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina viktima është djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

“Mbikëqyrësi i qendrës që i ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci”, tha Morina.

Ndërkohë burime nga policia në rajonin e Ferizajt, shprehen se orteku ka zënë dy persona, njëri prej të cilëve dyshohet se ka humbur jetën.

Brezovica është zonë turistike në parkun e Sharrit dhe një destinacion mjaft i parapëlqyer edhe për qytetarët shqiptarë, të cilët preferojnë turizmin malor.