HomeAktualitetKronike

Panik dhe ankth/ Deti 7 ballë, trageti Brindisi-Vlorë nuk ka mbërritur në port (Duhej të vinte në orën 7:30)

Panik dhe ankth/ Deti 7 ballë, trageti Brindisi-Vlorë nuk ka mbërritur në port (Duhej të vinte në orën 7:30)

Një lajm shqetësues vjen nga autoritetet portuale në Vlorë.

Trageti i linjës Brindisi Vlorë nuk ka mbërritur ende në portin e Vlorës ndërsa duhej të vinte që në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm.

Por kanë kaluar më shumë se dy orë dhe trageti ende nuk ka mbërritur. Dallgët arrijnë deri në 7 ballë ndërsa siç raportohet, trageti pritet të vijë në orën 11:00 për shkak të motit të keq, por ende nuk dihet asnjë gjë me siguri dhe kjo ka ngjallur shqetësim tek familjarët.