HomeAktualitet

Ndodh lëvizja e madhe për Stresin…

Ndodh lëvizja e madhe për Stresin…

Reperi Arkimed Lushaj ose i njohur si “Stresi” u arrestua më 17 tetor të 2018-ës pasi u kap me armë dhe kokainë.

Atij iu vunë prangat në krevat, në një hotel në Linzë, ku ishte i shoqëruar me një vajzë.

Mësohet se dosja e tij ka shkuar në gjykatë, ku ka ndodhur edhe një lëvizje e bujshme.

Mësohet se Stresi është liruar nga akuzat për “grup të strukturuar kriminal” dhe ndaj tij rëndon akuza për trafik droge.

Stresi nuk apeloi për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi nuk ka besim te drejtësia shqiptare.

Ndërkohë në përgjimet e Prokurorisë, rezulton se Stresi ka telefonuar grupin e Bajrajve dhe u ka kërkuar ndihmë.

Ndërsa babai i tij, ish-trupëroja e Sali Berishës, Sali Lushaj, e quajti arrestimin e Strsit një komplot për hakmarrje.