HomeBota

Falimenton kompania e njohur e fluturimeve “Wow Air” !

Falimenton kompania e njohur e fluturimeve  “Wow Air” !

Kompania ajrore low-cost “Wow Air” ka shpallur falimentin. Ndalim fluturimesh e një komunikatë e papritur ka krijuar mjaft siklete te pasagjerët që fluturojnë nga apo drejt Islandës.

Kompani ka anuluar fluturimet e parashikuara dhe 2700 pasagjerëve u është kërkuar që të kontrollojnë kompani të tjera ajrore për të arritur në destinacionin e tyre.

Falimentimi i kompanisë rrezikon të krijojë probleme edhe për ekonominë e turizmit të Islandës që prej disa vitesh po përjeton një bum të vërtetë falë, po jo vetëm, edhe programeve televizive si Game of Thrones.

Sipas ekonomistëve, falimentimi i kësaj kompanie mund të sjellë një rënie me 16% të turistëve për vitin 2019.