HomeAktualitet

Publikoi përgjime të reja ku flitej për “shefin e madh”! Rama habit me përgjigjen ndaj Ervin Salianjit

Publikoi përgjime të reja ku flitej për “shefin e madh”! Rama habit me përgjigjen ndaj Ervin Salianjit

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama komentoi edhe audiopërgjimet e reja që u publikuan nga PD për dëshmitarin e rremë, Fredi Alizoti.

Kryeministri ironizoi ish-deputetin e PD, Ervin Salianji dhe tha se është mik i pandarë i Albert Veliut dhe Niçes së Shijakut, referuar denoncimeve nga selia blu.

“Ishte një mundësi për të parë edhe njëherë panoramën e ndryshimit rrënjësor që ka nisur dhe vijon në policinë e shtetit dhe të sigurisë në vendin tonë.

Sot Shqipëria është një vend shumë më i sigurt se pesë vite më parë edhe pse diskutohet rregullisht pa pushim në të gjitha klubet mediatike.

Një mori episodesh me lajme pa lajm që ziejnë dhe arrijnë pikët e vlimit kur shfaqet Babalja dhe Nicja e Shijakut, apo shoku i tyre i pandashëm Ervin Salianji” tha ai.