Disa javë pas grabitjes së bujshme të Rinasit, K.rimet e Rënda kanë kërkuar ndalimin e 5 personave pjesë e stafit të ICTS dhe bankave.
Sipas burimeve, është dhënë urdhër ndalimi për pesë persona nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Lidhur me grabitjen e Rinasit deri tani janë a.rrestuar 6 persona, ndërsa një tjetër mbeti i v.rarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.
Viktima është Admir Murataj, i cilësuar si truri i grabitjeve të parave të bankave të nivelit të dytë.
Në kërkim janë shpallur dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Dyshohet se Murataj dhe Klement Çala kanë pasur rolin kryesor në grabitje.