osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Shembja e idhujve……apo idhujt e shembur ?

“Shembja e idhujve……apo idhujt e shembur ?

Nga: Blerina Shalari

Letër e hapur, drejtuar regjizorëve, aktorëve dhe skenaristëve të Shqipërisë: Fort të nderuar lartësia juaj: Po iu drejtohem kështu sepse shumica e shqiptarëve…. më falni, tërë populli shqiptar iu do dhe iu çmon tepër shumë për veprën tuaj, për punën tuaj, dhe ju e keni provuar vetë se si populli iu takon, iu duartroket, iu respekton duke iu zënë rrugën plot dashamirësi, iu rreh shpatullat kur jepni shfaqe në Tiranë apo në rrethet e uritura për to.

Tani, edhe kjo letër, nuk do të jetë tjetër, veçse një mirënjohje e thellë për artin, sakrilegjin, punën, veprën, sinqeritetin me të cilin punuat, dlirësinë që shfaqët kur krijuat atë plejadë aktorësh që do ti kishte zili gjithë bota.

Përmes tyre, përmes zërit të tyre, përmes lotëve të tyre, përmes plagëve artistike që morën në çdo film ku luajtën, në çdo skenë ku shkeli këmbë e tyre e artë, ne zbuluam vetitë më të shkëlqyera të shpirtit shqiptar.

Ne zbuluam se jemi më artist nga ç’na kujtojnë, jemi më poetë nga sa na përkthejnë, dhe jemi më aktorë nga sa na shfaq ekrani apo skena. Kjo që po shkruaj nuk është ndonjë përkthim i ndonjë kënge “Gloria” nga ato të meshave, por është një ndjenjë që ditë pas dite është kristalizuar tek unë. Ju me filmat tuaj, me teatrin tuaj, me fjalën tuaj, më keni shoqëruar në ditë të vështira, në ditë të mira, më keni frymëzuar të shkruaj muzikë sipas muzikës së filmit tuaj, më keni frymëzuar të shkruaj poezi sipas recitimit tuaj, dhe sa herë që jam ulur të shkruaj kam thënë me vehte: “Kush e di, mbase këto vargje mi reciton Bujar Asqeriu, ose Timo Flloko”, dhe kështu rrekem të shkruaj edhe më shumë.

Duke mu ngjitur thellë në shpirt ajo muzikë plot grintë që shoqëronte filmin tuaj, kam menduar dhe mendoj gjithmonë të krijoj edhe vetë muzikë filmi. Po si ta krijoj, për cilin film? Për atë filmin ku fjalë që s’ti nxë goja e mendja i kanë futur gjoja me pretendimin se është simbolikë e filmit? Apo të shkruaj muzikë për atë filmin që në dy orë e gjysëm rrëshqitje të celuloidit në bobinë gjithë gjithë, dëgjon katër deri në pesë fjali, dhe kjo me pretendimin se janë futur elementë modernë, por që ne na duhet kohë ti kuptojmë.

Jo, të dashur regjizorë dhe skenaristë, unë nuk di të kompozoj muzikë për këta filma si të thuash: “Trendy”, sepse nuk e kam mësuar në shkollë që muzika ime duhet ti bëjë shoqëri fjalëve banale, ngjarjeve banale, pamjeve banale të gjoja filmit.

Unë kam mësuar se muzika është arti i së bukurës, i lartësimit shpirtëror, i pastërtisë dhe vyrtytit njerëzor, dhe këtij vyrtyti muzika ime do ti bashkangjitet sot e për gjithmonë. Sa do të doja të shkruaja muzikë për filma të tillë si: Flutura në kabinën time, Lulëkuqet mbi mure, Gjeneral Gramafoni, Apasionata, Rrugë të bardha, Gjurmë në kaltërsi, Unë e dua erën, Liri a vdekje, Nëntori i dytë, e plot të tjerë që s’është nevoja ti them sepse dihen nga të gjithë. Mirëpo nuk e pata atë fat.

Sepse nuk më jepet mundësia që të ulem, të rrekem nga skenari që mund të më serviret përpara, dhe të bojatis me kopiativ apo me portaminën zero pesshe tingujt e një filmi jetësor. Sot skenari të vjen me email, dhe në të gjen nja dhjetë a njëzetë foto dhe poshtë tyre diçitura që as që e meritojnë të quhen të tilla. Sot përtojnë të lidhin shkronjat në fjalë e fjalët në fjali, ndaj kuadri i kameras rri i fiksuar në hava, aty ku boshësira nuk të kursehet me pamjen e vetë humnerore.

Kurse unë si krijuese, si kompozitore, dhe kur them unë, edhe të tjerë si unë, duam të na vibrojë shpirti, të na përlotet syri, të na lërë pa gjumë fjala e dalë nga penat e talentuara të shqiptarëve të mençur. Ne si krijues, na është vakur shpirti me studion elektronike, me atë tenxhere me presion që ka njëzet vjet që rri e mbyllur e gatuan gjellë me mish konserve. Ne duam që kur të ulemi për të shkruar, të ndjejmë aromën e letrës, të ndjejmë kërkëllitjen magjike të lapsit që plagos letrën me ato gërvishtjet e tij të bukura. Me pak fjalë, kjo është vuajtje, por vuajtje që na pëlqen, që na bën ti ngjajmë sadopak atij arti sublim që lindi nga një rend shtypës, por që mjekonte vragat e shtypjes.

Ne, kur të shkruajmë muzikë filmi, duam të bëhemi pis me bojën e stilografit, duam ti njollosim rrobat me të, sepse njollat e shpirtit duhet t’ia lënë vendin atyre të bojës që janë goma më e saktë për pastrimin e tyre. Ç’është ky trend të dashur “kuzhinjerë” amatorë të filmit të ri, që nga “furra juaj del një tavë me kos të thartuar”, dhe që merret me mend kush e shijon.

Po përse i duhet shërbyer publikut një tavë e tillë, që ai detyrohet ta hajë që të mos vdesë urie? E pra, duhet ta dini se hambari i filmit shqip ka ushqim shpirtëror edhe për shumë e shumë kohë, edhe pasi të shkojë ky brez. Të dashur regjizorë dhe skenaristë, meqë ka ca kohë që filmat e vërtetë nuk prodhohen me shumicë, po iu jap një subjekt për filmin e rradhës.

Krijoni një film me subjekt pak njerëz, sa një skuadër futbolli, të cilët duan të shajnë çdo gjë të mirë që është krijuar në Shqipëri, dhe kjo të ketë ndodhur vetëm për krijimtarinë e para nëntëdhjetës, sepse kështu subjekti i filmit do të ishte më interesant. Filmin titullojeni “Donkishotët e rinj”, sepse këta që flasin sot, s’kanë mundur dot të lënë asnjë gjurmë në letër, e le pastaj në kujtesën kombëtare.

Zotohem që muzikën e filmit do t’ua krijojë një dyzinë kompozitorësh gratis. Po kini kujdes, sepse filmi nuk duhet të përmbajë njerëz me bindje të majta apo të djathta, sepse pastaj do na shajnë këta të skuadrës që thamë..Këta s’kanë faj që shajnë, se po iu ikën jeta dhe s’po bëjnë dot asgjë për tu mbajtur mend. Këta s’kanë faj që shajnë filmin dhe teatrin shqiptar, sepse se ku e kanë parë usta Halit Beratin, që na paskishte marrë pjesë në nja tre apo katër mitingje.

Këtyre fajin ua ka Çerçiz Topulli që me 11 vetë desh krijoi një çetë për ti përndjekur shqiptarët. Këtyre ua ka fajin Deda, fillrojtësi, që megjithëse humbi jetën për dritën e të tjerëve, dritat nuk erdhën për 25 vjet me rradhë, aq sa në qytete filluan të zbresin ujqërit. Ka edhe plot të tjerë, po për sot po e lëmë me kaq. Si përfundim kam edhe diçka.

Filmat që tregojnë familjen e shenjtë shqiptare, filmat që respektojnë ndjenjën e djalit dhe të vajzës për njëri-tjetrin, filmat që tregojnë përgjakjen nga luftrat, dhe filmat që dënojnë ethet e korupsionit, gjithashtu filmat ku shoqëria solidarizohej me dhimbjen e një plaku që del në pension, apo filmat që duan të kthejnë në rrugë të drejtë një të ri që lë punën dhe shkollën, shqiptarët do ti ndjekin dhe do ti duan gjithmonë.

Shqiptarët kanë nevojë t’iu thuash se familja shqetësohet kur djali i saj kthehet vonë në gjendje të dehur, shqiptarët kanë nevojë t’iu tregosh se edhe pse mund të të vdesë babai, xhaxhai yt të bëhet baba, shqiptarëve duhet t`iu thuhet se kur udhëton një djalë me një vajzë në makinë, ndaj vajzës nuk mund të ketë qëllime të mbrapshta, ashtu siç ka ndodhur sot, shqiptarëve duhet t’iu thuhet se nëse do dikë, e do me gjithë ç’ka, pa kushte, shqiptarëve duhet t’iu thuhet se nëse vazhdon akoma të ketë gjakmarrje, duhet të falen gjaqet, shqiptarëve duhet t’iu mësohet se edhe gruaja mund të mbajë jo vetëm familjen, por ajo është edhe intelektuale, edhe drejtuese, shqiptarët duhet të dijnë se si trajtohet një i huaj kur të vjen në shtëpi si mik, shqiptarët e rinj si unë, duhet të respektojnë figurën e përçudnuar padrejtësisht të mësuesit, dhe këto mund ti gjejnë më së miri në shkollën virtuale të filmit dhe teatrit shqip. . Ideologjizmat i seleksionon vetë koha.

Kjo sepse koha s’bën pjesë në asnjë parti, koha nuk është anëtare e “PD”-se apo “PS”-se, por ajo është gjykatës i rreptë që i zgjedh vetë vlerat, kë të mbajë, dhe kë ta flakë. Ju që iu mungon protagonizmi, ju të njëmbëdhjeçes së futbollit mediatik, doni të shembni idhuj, por ju vetë jeni shembur, pa u bërë idhuj.